fbpx

Pse shfaqen dhe ç’tregojnë njollat e bardha te thonjtë?

Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vijave të bardha te thonjtë. Këto pika mund të dalin vetëm në një gisht ose edhe në disa, në mënyrë të rastësishme. Shkaktari kryesor i lekonikës është lëndimi i shtratit të thoit. Këto lëndime mund të ndodhin nëse ju e përplasni apo godisni thoin ose gishtin tuaj.

Shfaqja e njollave është një problem shumë i përhapur dhe në shumicën e rasteve i padëmshëm. Shumë personave të shëndetshëm, në një moment të jetës së tyre u janë shfaqur këto njolla. Për disa, pikat e bardha mund të shfaqen si pikla të përhapura në të gjithë sipërfaqen e thoit. Për të tjerë mund të jetë vetëm një njollë e madhe e bardhë.

Por ka dhe shumë shkaqe të tjera të njollave të bardha te thonjtë që lidhen me probleme shëndetësore. Sipas AgroWeb.org shkaqet e njollave të bardha në thonj dhe sinjalet që ato japin për shëndetin janë:

Reaksion alergjik

Alergjitë ndaj manikyrit, apo lëndëve që përdoren për heqjen e tij, mund të shkaktojnë njollat e bardha në thua. Përdorimi i akrilikut apo xhelit gjithashtu e dëmton shtratin e thoit dhe mund të rezultojë në shfaqjen e pikave të bardha.

Infeksion myku

Shenja e parë e infeksionit nga myku është një njollë e bardhë në thua. Ky infeksion rritet dhe përhapet në të gjithë thoin.

Lëndim i thonjve

Nëse ju keni përplasur gishtin apo thoin në ndonjë objekt të fortë, kjo sjell krijimin e këtyre pikave të bardha. Por kur ato të jenë shfaqur ju do ta keni harruar incidentin, pasi duhet diku tek 3 javë që ato të dalin në sipërfaqen e thoit.

Mungesë mineralesh dhe vitaminash

Zakonisht lidhet me mineralin e zinkut dhe të kalciumit. Mungesa e këtyre dy mineraleve është parë që sjell formimin e këtyre njollave të bardha. Për sa i përket trajtimit të tyre, është e këshillueshme të këshilloheni me mjekun, pasi siç ndryshon arsyeja e shfaqjes së tyre, ashtu ndryshon dhe trajtimi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close