RTMV në programet zgjedhore: LSDM e sheh atë si një mbrojtës nga dezinformatat, VMRO do ta rregullojë atë me një ligj të ri

Zhvillimi i ardhshëm i shërbimit publik për radiodifuzion është përfshirë në programin zgjedhor të të dy partive më të mëdha politike që do të garojnë në zgjedhjet e 15 korrikut. Për LSDM në pushtet, është përparësi që Radio Televizioni Kombëtar të shndërrohet në radiodifuzer të vërtetë publik, i cili duhet të përcjellë zhvillimet e kohës dhe të jetë prezent në të gjitha platformat moderne dhe të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Në Programin e Koalicionit “Mundemi“ thuhet se shërbimi publik për radiodifuzion do të ketë për mision për të informuar me kohë dhe saktë, të mbrojë publikun nga dezinformatat dhe të ndërtojë raportime profesionale dhe cilësore. Sipas koalicionit të udhëhequr nga LSDM, Radioja dhe Televizioni Kombëtar do të kishin detyrime shtetërore.

“Kjo do të thotë që transmetimi i përmbajtjeve sportive nga kampionatet kombëtare dhe ndeshjet që janë me interes për audiencën e Maqedonisë, veçanërisht ndeshjet e ekipeve kombëtare, nuk janë çështje zgjedhjeje, por detyrimi”, thuhet në program.

LSDM thekson se në mandatin e kaluar ata e hoqën taksën e radiodifuzionit dhe siguruan kompensim në shumën prej 0.8 deri në 1 përqind të buxhetit të shtetit për funksionimin e qëndrueshëm të Radios dhe Televizionit Kombëtar. Me një seri ndryshimesh në rregulloret ligjore, ata kanë krijuar kushte për profesionalizimin e RTM, por ata pretendojnë se për shkak të pengesave nga VMRO-DPMNE, shumë prej këtyre zgjidhjeve të reformës nuk janë zbatuar ende.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në programin e tyre “Rimëkëmbja për Maqedoninë“ theksojnë se ata do të miratojnë ligj të ri për RTM, me të cilin do të rregullohet puna e shërbimit publik për radiodifuzion. Për reformat në RTM deri në vitin 2022, ata premtojnë se do të akordojnë mbi 20 milion euro. Nga koalicioni opozitar së pari do të përgatisin një strategji për zhvillimin e RTM e më pas do të angazhojnë staf profesional.

“Do të angazhojmë gazetarë të arsimuar dhe të aftë, regjisorë, muzikantë dhe profile tjera të ekspertëve dhe krijuesve, të cilët do të sjellin programin e informacionit në nivel botëror, do të rinovojmë prodhimin muzikor, artistik, arsimor, dokumentar, produksionin shkencor të RTM”, thuhet në program. “Rimëkëmbja për Maqedoninë”.

VMRO-DPMNE premton të azhurnojë faqen e internetit të RTM me teknologji dhe përmbajtje të re, të hapë profile në rrjetet sociale që do të bashkëveprojnë në mënyrë interaktive me audiencën dhe do të prezantojnë një platformë të re – bibliotekën e mediave me përmbajtje audio dhe video, përfshirë arkivin e RTM.

Të dy partitë kryesore politike në fushatat e tyre zgjedhore janë të mendimit se shërbimi publik për radiodifuzion është në gjendje të keqe, ndërkohë që LSDM në program akuzon se është rezultat i opstrukcioneve nga VMRO-DPMNE, ndërsa partia opozitare thotë se për RTM nuk ka politikë të vërtetë dhe mbështetje adekuate financiare.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button