Gjykimi për rastin “Monstra” u shty për më 26 gusht

Gjykimi për rastin “Monstra” vazhdon më 26 gusht të këtij viti, pasi seanca e sotme u anulua për shkak të mungesës së paralajmëruar të prokurorit publik kompetent.

“Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e ndjekin debatin për “Monstrën” e informojmë opinionin se për shkak të mungesës së paralajmëruar të prokurorit kompetent, debati i caktuar për më 06.07.2020 anulohet. Debati i ardhshëm i radhës është caktuar për më 26.08.2020 në orën 10:00 për çka tashmë janë informuar palët në procedurë”, informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Ndryshe, Më 1 maj të vitit 2012-të, në një aksion policor u arrestuan më shumë se 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë ku në mesin e tyre kishte edhe gra.

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button