fbpx

Dezinformatë shqetësuese për Kovid-19, e “importuar” nga Amazoni, përhapet në rrjetet sociale

Burimi: KriThink

Statusi, që i nënshtrohet këtij recensioni, u postua në Facebook në tre faqe të ndryshme në gjuhën shqipe më 28 dhe 29 korrik dhe shpejt u bë viral me më shumë se 500 shpërndarje. Bëhet fjalë për një informacionin për të cilin thuhet se gjoja prokuroria, pas shumë dyshimeve për Kovid-19, urdhëroi të hapen varret, dhe ato rezultuan të ishin bosh. Kjo, nga ana tjetër, e bën autorin e statusit të pretendojë se bëhet fjalë për mashtrim. Ajo që është shqetësuese është fotografia e një arkivoli të zbrazur të sapo gërmuar, ndërsa në postim nuk specifikohet as se ku, si, ose kur ndodhi kjo ngjarje, por vetëm është shpërndarë një fotografi, me ç’rast në shpjegimin e shkurtër thuhet:

“Pasi disa u ankuan për mashtrim rreth varrosjes se viktimave me Covid19, prokuroria urdhëroi të hapen varret, dhe ato rezultuan të ishin bosh, thjesht mashtrim.”

Kështu, lehtë mund të fitohet përshtypja se ngjarja zhvillohet në vendin tonë ose diku “afër” nesh.

Foto nga lajmi që e recensojmë

Titulli: Status në Facebook

Data e publikimit: 29.6.2020

Data e recensionit: 4.7.2020

Autor: Drilon Saliu

Por, për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë?

Pretendimi është absolutisht i pasaktë dhe i gjithë konstruksioni është një gënjeshtër. Verifikimi në Google konfirmon se bëhet fjalë për një “import” të një dezinformate masive të publikuar më 23 prill diku në pyjet e Amazonit. Për më tepër, gjatë verifikimit të thjeshtë të fotografisë me komandën „Search Google for this Image” në Google Chrome, për shembull, zbulohet se fotografia nuk ishte bërë në kontekstin e pandemisë së koronavirusit, por se bëhet fjalë për diçka krejtësisht tjetër. Ajo është bërë në vitin 2017 nga ana e fotoreporterit Milton Rogerio, nga portali Sao Carlos Agora, dhe bëhet fjalë për një rast mashtrimi gjatë sigurimin jetësor. Ky manipulim është verifikuar nga shërbime të shumta për verifikimin e fakteve dhe që në maj u kategorizua si dezinformata edhe nga kolegët tanë për verifikimin e fakteve nga Brazili. Edhe kolegia jonë, Arbenra Mehmeti, gjithashtu, e përcaktoi prejardhjen identike të kësaj fotografie në profilin e saj në Facebook.

Dez(informatatat) e këtilla, përveç që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me informimin profesional, por janë shqetësuese, ngjallin panik dhe pasiguri në shoqëri në kohë pandemie dhe janë jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse manipulohet me to në kontekst lokal, si në këtë rast. Lexuesit duhet të jenë të kujdesshëm sa herë që hasin në (dezi)nformata të këtilla, duhet eventualisht të përpiqen t’i verifikojnë ato me mjetet e Google, nëse është e mundur, ose përmes shërbimeve për verifikimin e fakteve, siç është Krithink.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button