Thaçi takon Haradinajn

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi priti në selinë qendrore të partisë një delegacion të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i partisë z.Ramush Haradinaj.

Ky takim është vizita e parë e zotit Haradinaj në Maqedoni, pas shpalljes i pafajshëm nga gjykata ndërkombëtare e Hagës.

Pas takimit, delegacioni i AAK-së i shoqëruar nga Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi vizitoi varrezat e qytetit, ku z.Haradinaj bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule mbi varrin e z.Arbën Xhaferi.

Pas kësaj, z.Ramush Haradinaj iu drejtua Komunës së Tetovës për të marrë pjesë në ceremoninë solemne të shpalljes Qytetar Nderi i Tetovës, ku u prit nga mijëra qytetar të tubuar. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button