Është sulmuar fizikisht një mjek në spitalin e Tetovës

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka informuar se gjatë ditës së djeshme është sulmuar një mjek në Spitalin Klinik në Tetovë. Mjeku ka raportuar rastin në polici, pas çka policia ka ndërhyrë dhe po punon në zbardhjen e plotë të rastit. Pacienti është shtrirë në një institucion shëndetësorë në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Dje (5-korik) në ora 08 e 25 minuta, mjeku 47-vjeçarë nga Spitali Klinik i Tetovës, në SPB Tetovë ka denoncuar se në repartin psikiatrik, ka qenë i sulmuar fizikisht nga pacienti 32-vjeçarë K.I. nga fshati Bogovinë e Tetovës, i cili e ka goditur disa herë, me ç’rast të njëjtin kanë arritur që ta qetësojnë dhe e kanë dërguar në institucion shëndetësorë në Shkup. Rasti është duke u zbardhur”, kanë njoftuar nga SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button