fbpx

Letër e hapur: Garnitura politike popullit i japin premtime të pavërteta me qëllim mashtrimi kolektiv

Një grup profesorësh dhe persona publik shqiptar nga Maqedonia e Veriut kanë publikuar një letër të hapur, ku kanë shfaqur shqetësimin e tyre për, siç kanë thënë ata, dozën e manipulimit politik me ndjenjat e popullit që është duke ndodhur për vite ndër ne, njofton Portalb.mk.

Në këtë letër, ata janë shprehur se garnitura politike, vite me radhë para popullit i japin premtime shpesh të pavërteta me qëllim mashtrimi kolektiv, kurse pas mbarimit të zgjedhjeve gjithçka shkon në harresë apo konvertohet në tendera. Kurse premtuesit dhe fituesit pa asnjë legjitimiteti e kredibiliteti moral, vazhdojnë të udhëheqin me pushtetin duke bë keqpërdorime.

“Këtë e pamë edhe në rastin e pranimit të stemës – luanit VMRO-ist, që duhej të instalohej nëpër letërnjoftimet tona, pasaportat, diplomat, certifikatat, shenjat policore e ushtarake etj.  Këtë e pamë edhe gjatë votimit të ligjit për natalitetin që i përjashtonte shqiptarët e në shumë raste tjera. Kjo u pa edhe nga shumë montime të rrezikshme destabilizuese që përfunduan me gjakderdhje, vetëm që të mbrohet nëntoka. Kjo ofendon inteligjencën e njeriut mesatar. Për gati njëzet vite, popuj dhe shtete të ndryshme kanë mbërri rezultate spektakulare zhvillimore, kurse për udhëheqësit tanë çdo gjë shkon prapa dhe jemi rasti i vetëm në botë, ku për 20 vite shkojmë pas”, thuhet në këtë letër.

Kjo situatë sipas tyre, ka bërë shpërnguljen marramendëse të popullatës shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Ndër vite këtu, nga askush s’janë marrë ide se çka duhet bërë, madje janë penguar dhe kushtëzuar ata që kanë planifikuar ndonjë investim. Tani afro gjysma e popullsisë shqiptare e Maqedonisë së Veriut ka lënë trojet e veta duke lënë nënat e mjeruara. Çdokush nga ne brengoset kur shtëpitë përreth tij mbeten të zbrazura, ku humbet çdo objektivë zhvillimore, ku humbet vullneti e perspektiva. Shofin në rrethet e në lagjet tona se çdo ditë e më shumë jeta bëhet deprimuese. Shkollat mbeten pa zërin e ëmbël të fëmijve, puntoritë mbyllen, prodhimi pakësohet, shëndetësia shkatërohet, kurse pushteti me logjikën e të dehurit hudhë paratë e fundit në çdo anë që sërisht të mbetet në krye të shtetit. Shqiptarët këtu s’kanë nevojë për patriotizma boshe që pastaj dikush lehtë i konvertohen në treg të zi, por për zhvillim në çdo sferë, për punësim, për arsim kualitativ dhe për jetë normale këtu”, qëndron në letrën e hapur.

Nënshkrues të kësaj letre janë profesorët universitar Sabaudin Zhuta, Etem Aziri, Nazmi Maliqi, Arlinda Kadri, Mersel Bilalli, Mitasin Beqiri, Zemri Elezi, Naser Hetemi, Zineta Asani, Izmit Durmishi, ish diplomati Muhamed Alili, ish ministri Xhevdet Hajredini, publicistët Fejzi Hajdari dhe Mahi Nesimi si dhe Xhenur Iseni analist.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close