Beyonce “vodhi” spektaklin sportiv me një performancë të shkëlqyer (VIDEO)

Super Bowl mbrëmë arriti të bëhej një prej ngjarjeve më të plota dhe më interesante prej që ka nisur të organizohet. Në finale u ndeshën ekipet e futbollit amerikan, Baltimore Ravens me San Francisco, ku të parët fituan ndeshjen.

Por, ajo që la përshtypjen më të madhe, ishte pushimi gjatë këtij organizimi kur u paraqit këngëtarja Beyonce, e cila në këtë mënyrë “vodhi” spektaklin sportiv me një performancë të shkëlqyer që u kulminua kur asaj iu bashkuan në skenë Kelly Rowland dhe Michelle Williams duke rikthyer kështu grupin Destiny’s Child.

31-vjeçarja Beyonce ishte tejet energjike në sallën e Mercedes-Benz të Nju Orlins, ku u zhvillua finalja e madhe e futbollit amerikan.

Vlen të theksohet se teksa Super Bowl po zhvillohej, pati ndërprerje të energjisë elektrike në sallë, gjë që bëri të shtyhej ngjarja për rreth 35 minuta.

Bashkëshortja e Jay-Z këndoi disa nga hitet e saj më të njohura duke entuziasmuar publikun. 

Lajme të ngjashme

Back to top button