U shpallën rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, shqiptarët fitojnë 3 deputetë

Sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit në Serbi, 3 aleanca politike dhe 4 lista të pakicave arritën të hyjnë në Parlamentin Kombëtar me 250 ulëse, ndërsa shqiptarët fituan 3 deputetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Zgjedhor Shtetëror (RIK) shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 21 qershorit.

Koalicioni i udhëhequr nga Partia Progresiste Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiç siguroi 60,65 për qind të votave, duke fituar 188 deputetë.

Aleanca Partia Socialiste e Serbisë (SPS) – Serbia Unike (JS) ka marrë 10,38 për qind të votave duke fituar 32 deputetë, aleanca “Fitore për Serbinë” nën udhëheqjen e Partisë Patriotike Serbe (SPAS) ka fituar 3,83 për qind të votave duke fituar 11 deputetë.

Nga ana tjetër partitë dhe koalicionet e pakicave në vend u renditën si në vijim:

“Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” fitoi 0,82 për qind të votave duke fituar 3 deputetë, Partia e Veprimit Demokratik (SDA Sanxhak) 0,77 për qind 3 deputetë, koalicioni Partia Drejtësi dhe Paqe (SPP) dhe Partia Demokratike e Maqedonëve 1 për qind duke fituar 4 deputetë, Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës 2,23 për qind të votave me 9 deputetë.

Përqindja e pjesëmarrësve në zgjedhjet sipas komisionit ka mbetur në 48,93 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button