Shqipëri, 3 të vdekur dhe 71 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri vazhdon rritja e rasteve pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 71 raste të reja dhe 3 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, mes tyre një mjek, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë bashkë me rastet e reja është rritur në 2.964 dhe numri i të vdekurve nga virusi në 79.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë shënuar në disa qytete të vendit.

“Prezenca e rasteve me COVID-19 është e lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me vetëndërgjegjësimin dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të protokolleve higjieno-sanitare të sigurisë”, ka thekuar ministria.

Ndërkohë janë shëruar edhe 45 pacientë, duke e rritur në 1.702 numrin e të shëruarve dhe 1.183 persona janë aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 29.260 testime dhe vazhdojnë testimet për rastet e dyshuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button