Ahmeti: Idenë për kryeministër shqiptar nuk ka plumb as forcë që e shkatërron

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në shpalosjen e programit zgjedhorë për zgjedhjet parlamentare të parakohshme parlamentare që mbahem me 15 korrik, qëndroi në Dibër, ku kryetari i partisë, Ali Ahmeti para të pranishmëve u shpreh se asnjë ëndërr nuk i ka mbetur pa realizuar deri më tani edhe pse ëndrrat janë të pafund.

Ahmeti u shpreh se në këtë kapitull që po hapet ka edhe prej atyre që janë skeptik duke mos besuar në realizimin e qëllimeve të tyre me çka duhet të mos i pengojnë. Idenë e kryeministrit shqiptar, që e ka nxjerr BDI-ja sipas Ahmetii nuk ka plumb as forcë që e shkatërron pasi idetë nuk vriten por idetë triumfojnë.

“Ne nuk kemi hyrë në garë për të bërë shaka për kryeministrin e parë shqiptar, nuk e duam dhe nuk e bëjmë, për të përmirësuar imazhin dhe as për të përmirësuar historinë e BDI-së, dhe as për ta begatuar historinë time personale, pasi nuk ka momente më të mëdha kur dihet se unë jam fitues i dy luftërave të Kosovës dhe luftës së 2001 këtu në RMV. Kemi dl me këtë ide që të fitojnë shqiptarët sepse janë Zot në këtë vend dhe nuk ka arsye që dikush të jetë aq i zemëruar aq i hidhëruar siç i kam parë kolegët e mi si Zoranin dhe Mickovskin dhe do vocërrak të vogël që nuk i njoh dhe nuk ua mbaj emrat. Ideja jonë për kryeministër i shpie proceset përpara, rrit besimin në mes komuniteteve. Asnjë e keqe nuk i ndodhi këtij vendi ku si shembull mund ti marrim Kërçovën dhe Strugën përkundër reagimeve të shumta ndërkaq që njerëzit bashkëjetojnë”, përfundoi Ahmeti, transmeton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button