Shqetësimet janë të ngjashme: Si të dalloni virusin e stomakut nga koronavirusi?

Infeksioni me koronavirusin e ri në shumë pacientë të infektuar përcillet me probleme të stomakut. Meqenëse viruset abdominale janë më të zakonshme gjatë verës, është shumë e rëndësishme të dallohen simptomat që i referohen COVID-19 nga “ftohja e stomakut” e zakonshme ose helmimi i mundshëm.

Gastroenterologët thonë se nuk është e lehtë të bëhet dallimi, megjithatë ekzistojnë sinjale të caktuara.
“Nëse COVID-19 është shkaku i shfaqjes së problemeve gastrointestinale, shpesh ndodh edhe rritja e temperaturës së trupit, problemet e frymëmarrjes, lodhje, humbje të ndjenjës së nuhatjes. Në rastin e gastroenteritit viral të zakonshëm, këto simptoma shoqëruese nuk ekzistojnë. Pra, pamja klinike, të dhënat epidemiologjike, si dhe metodat shtesë diagnostikuese në rast dyshimi të COVID-19 janë të rëndësishme për diferencimin”, theksojnë mjekët. shkruan Panacea.

Sipas një studimi, i cili përfshiu 206 pacientë të shtruar në spital me pamje të lehtë klinike në Wuhan, 48 prej tyre kishin vetëm probleme me tretjen, 69 pacientë kishin simptoma të tretjes dhe të frymëmarrjes, ndërsa pjesa tjetër kishin vetëm probleme të frymëmarrjes.

Studime specifike sugjerojnë që disa pacientë kanë diarre dhe të vjellja, para shfaqjes së shqetësimeve të frymëmarrjes.
Sipas mjekëve, terapia me antibiotikë mund të shkaktojë probleme në stomak.

“Atëherë bëhetë fjalë për kolitin antibiotik, por mund të jetë edhe kolit i shkaktuar nga bakteri Clostridium, kështu që për këtë situatë është e rëndësishme të mbroni traktin digjestiv me probiotikë”, thonë gastroenterologët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button