Burim Kukeli thyen këmbën!

Mesfushori kosovar i Zurich dhe i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, ka marrë një lëndim të rëndë të dielën në ndeshjen miqësore që skuadra e tij zhvilloi me Bellinzonan. Kukeli ka thyer këmbën, ndërsa pritet të mungojë për një periudhë të gjatë. 

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 74-t të ndeshjes kur futbollisti i Bellinzonas, Simon Grether ka ndërhyrë rëndë në Burim Kukelin. Kukeli 29-vjeçar mbeti i shtrirë përtokë, ndërsa për 20 minuta u trajtua në fushë, para se të dërgohej në spital. Klubi Zuerich në mbrëmje ka njoftuar se futbollisti shqiptar është dërguar në një klinikë në qytetin Zuerich për t?u operuar. 

Arbitri vendosi të ndërpresë ndeshjen pas lëndimit të rëndë të Kukelit.

Lajme të ngjashme

Back to top button