Shkencëtarët pohojnë se koronavirusi bartet përmes ajrit, kërkuan ndryshim të rekomandimeve nga OBSh

Qindra shkencëtarë pohojnë se ekzistojnë dëshmi se koronavirusi në kuadër të grimcave më të vogla në ajër mund të jetë i infektuar dhe i bëri thirrje OBSH-së t’i ndryshojë rekomandimet e veta, kumtoi New York Times.

OBSH thekson se koronavirusi fillimisht përhapet nga njeriu tek personi me pika nga hunda dhe goja e personit të infektuar gjatë kollitjes, teshtimës apo foljes.

Në një letër të hapur drejtuar OBSH-së, të cilën nënshkruesit planifikojnë ta publikojnë në revistën shkencore javën e ardhshme, 239 shkencëtarë nga 32 vende cekin dëshmi të cilat tregojnë se grimcat më të imëta mund të jenë infektuese, shkruan New York Times, transnemton MIA.

Pa dallim nëse koronavirusi bartet përmes grimcave më të mëdha pas teshtimës apo nga grimca më të vogla të cilat krijohen me frymëmarrje, koronavirusi bartet përmes ajrit dhe mund t’i infektojë njerëzit kur do ta thithin, thonë shkencëtarët.

Megjithatë, OBSH thekson se dëshmitë për bartje përmes ajrit nuk janë bindëse.

“Posaçërisht në muajt e fundit, disa herë theksuam se konsiderojmë që transmisioni ajror është i mundur, por për këtë nuk ekzistojnë dëshmi të fuqishme, e madje edhe të qarta”, tha Benedeta Alegranci, drejtoreshë e programit të OBSH-së për preventivë dhe kontroll të infektimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button