Rashidi: Tash është koha për një qeverisje ndryshe

Në tubimin qendror të koalicionit ASh-AAA, mbrëmë në Strugë foli edhe bartësi i listës për deputet në zonën zgjedhore pesë Syrija Rashidi, i cili tha se pikërisht në Strugë para 6 viteve filloi një proces i cili u shndërrua në një lëvizje të fuqishme politike, e që sipas tij këtë vit bashkë me Alternativën do të sjellë fitoren e sigurt për shqiptarët.

“Ne struganët gjithashtu jemi të mllefosur. Jemi të mllefosur për atë që para 3 viteve me ndihmën e Lube Boshkoskit, me ndihmën e shtetit dhe shërbimeve, me nxitjen e një shovenisti ekstrem na e dhunuan vullnetin politik absolut të shqiptarëve të Strugës. Të nderuar të pranishëm, tash është koha për një qeverisje ndryshe. Tash është koha për një qeverisje të pastër, tash është koha për barazi, tash është koha për drejtësi. Tash është koha për reformat ee mirëfillta në arsim e shëndetësi, tash është koha për investim në çdo fshat shqiptar, tash është koha për zhvillim, tash është koha për rikthimin e shpresës, tash është koha për t’u ndalur eksodi”, tha Rashidi, transmeton MIA.

Ai shtoi se është hipokrizi të dëgjosh BDI-në të flet për drejtësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button