Janushev: Më 15 korrik t’i japim fund këtij pushteti

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës në Njësinë zgjedhore 3, Igor Janushev sot ka qenë për vizitë në komunën e Zërnovcit ku në takim me qytetarët ka dëgjuar problemet e tyre dhe ka ofruar zgjidhje të një pjese të projektit “Ripërtëritja”.

Ai tha se atë që ofrojnë Zaevi dhe Lupço Nikollovski është vazhdimi i agonisë. Sipas tij, VMRO-DPMNE bashkë me ekipin që e bart ripërtëritjen, e sjell dallimin ose atë që është mirë për çdo qytetarë. Janushev ka thënë se VMRO-DPMNE detyrohet se bashkë në 4 vitet e ardhshme do të ripërtërijnë shtetin dhe do të ketë më shumë për secilin.

“Sot këtu në Zërnovc porosisim se do të përgjigjen për gjithë atë të keqe që kanë bërë në shtet. Po për këtë nuk duan të pranojnë Ligj të pronës së politikanëve. Pse nuk duan ta pranojnë? Për shkak se do të përgjigjen, për atë se e dinë se e kanë gënjyer dhe vjedhur popullin maqedonas, por, 15 korriku është për dhjet ditë nga sot. Populli e bën dallimin. Korrigjohu Maqedoni, Ripërtëritja vjen”, ka thënë Janushev, transmeton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button