Numri i subjekteve afariste aktive në MV po rritet, vetëm 0.3 përqind e tyre vitin e kaluar kanë pas mbi 250 punonjës

Numri i subjekteve afariste aktive në vendin tonë vitin e kaluar ka qenë 75.914, që është një rritje prej 5% krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e reja Enti shtetëror për Statistikë.

Të dhënat për strukturën e subjekteve afariste aktive sipas numrit të të punësuarve tregojnë se pjesa më e madhe prej 80.7 përqind, ose gjithsej 61.265 në numër, kanë subjektet afariste me 1 deri në 9 të punësuar. Vijojnë subjektet afariste pa të punësuar ose subjekte me numër të papërcaktuar të punonjësve (pa të dhëna për punonjësit), të cilët janë gjithsej 7.565, pra 10% e numrit të përgjithshëm të kompanive, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Në vendin e tretë janë 3.211 subjekte afariste që punësojnë 10 deri në 19 persona ose 4.2 përqind, e pasojnë ato me 20 deri 49 punonjës, pjesëmarrja e të cilave është 2.237 ose 2.9 përqind e totalit. Me 1.8 përqind pjesëmarrje janë subjektet me 50 deri 249 të punësuar (gjithsej 1,404 ndërmarrje në vitin 2019), ndërsa vetëm 232 subjekte afariste aktive (0.3 përqind) vitin e kaluar në vend kishin mbi 250 të punësuar.

Sipas veprimtarisë, pjesën më të madhe në strukturën e numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve e kanë sektorët: tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave me 23.140 subjekte ose 30.5 përqind dhe industria prodhuese me 8.362 subjekte ose 11 përqind.

Sektorët me përfaqësimin më të ulët prej vetëm 0.3 përqind janë: energjia elektrike, gazi, avulli dhe klimatizimi, furnizimi me ujë, zhvendosje e ujërave të zeza, administrimi i mbeturinave dhe aktivitetet e rehabilitimit mjedisor, minierat dhe guroret dhe administrimi publik, mbrojtja dhe sigurimi i detyrueshëm shoqëror.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button