Mickoski: Ideja e BDI-së për kryeministër shqiptar, për mobilizim të brendshëm partiak

Lideri i partisë maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se ideja për kryeministër shqiptar, që është iniciuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, më shumë është për mobilizim të brendshëm të kësaj partie, sasa që do të paraqitet si kusht për koalicion pas zgjedhjeve. Mickoski thotë se për partnerë në qeverinë e ardhshme, nëse partia e tij do të fitojë zgjedhjet, do të zgjedhë atë parti shqiptare, me të cilat i përputhen programet qeverisëse.

“Kryeministër, kryetar i qeverisë bëhesh në terren, përkatësisht e fiton ose nuk e fiton besimin e shumicës së qytetarëve. Kështu që, me shumë rëndësi është të funksionojmë mbi bazë të këtyre parimeve për shkak se këto parime nëse nuk respektohen, atëherë do të këtë shumë modifikime dhe këto modifikime do të shkaktojnë probleme në funksionimin e secilës qeveri. Nuk flas këtu vetëm për qeverinë që do ta udhëheqë VMRO-DPMNE-ja. E inkurajoj Bashkimin Demokratik për Integrim dhe partitë e tjera politike të cilat në të ardhmen do ta pranojnë zotimin për kandidat, për mandatar (shqiptar), le të bëjnë program politik me të cilin do të dalin dhe do të marrin besimin e qytetarëve pavarësisht përkatësisë etnike, por përmes projekteve kualitative, vizionit, bindjeve e kështu me radhë. Kështu që vlerësoj se kjo bëhet për një lloj mobilizimi të brendshëm sesa për atë që nesër do të paraqet kusht për koalicionin, pasi mandatar për qeverinë e ardhshme do të jetë ai i cili do të sigurojë numrin më të madh të votave të qytetarëve që do të dalin për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, ka deklaruar Mickoski.

I pyetur se, nëse partia juaj del fituese në zgjedhjet e 15 korrikut, do të bëni koalicion me partinë shqiptare e cila do të dalë fituese në zgjedhje mbi bazë të parimit fituesi me fituesin, Mickoski tha se për to, parimi për koalicion do të jetë mbi bazë të programit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button