Kroaci, janë regjistruar 57 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar 57 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve deri më tani ka shkuar në 3.151, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga 842 raste aktive, 93 pacientë janë po trajtohen në spitale dhe katër prej tyre asistohen me respiratorë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Që nga shfaqja e rastit të parë më 25 shkurt e deri më tani, vendi ka regjistruar gjithsej 113 viktima nga virusi, kurse 2.196 të infektuar janë shëruar.

“Në vetizolim aktualisht gjenden 4.801 persona”, njoftoi Shtabi i Mbrojtjes Civile i Kroacisë.

Deri më tani, në Kroaci janë testuar 85.410 persona, prej të cilëve 1.244 në 24 orët e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button