SHBA, demostruesit rrëzuan statujën e Kolombit dhe e hedhin në port

Protestuesit e Baltimorit në SHBA kanë rrëzuar statujën e Kristofor Kolombit dhe e kanë hedhur në Portin e Brendshëm të qytetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat raportuan se demonstruesit përdorën litarë për të rrëzuar monumentin në lagjen Italia e Vogël të shtunën në mbrëmje.

Protestuesit e mobilizuar nga arrestimi dhe vrasja brutale afroamerikanit e George Floyd në duart e policisë së Minneapolisit kanë bërë thirrje për heqjen e statujave të Kolombit dhe figurave të tjera që lidhen me diskriminime në të kaluarën.

Sipas “The Baltimore Sun”, statuja ishte vendosur në vitin 1984 dhe ishte në pronësi të qytetit.

Statujat e Kolombit gjithashtu janë rrëzuar ose vandalizuar në qytete të tjera si Miami, Richmond, Virginia, St. Paul, Minesota dhe Boston.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button