Aksion për ndërprerjen e kyçjes ilegale të ujësjellësit në Gllumovë, Shishovë dhe Saraj

Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup ka ndërmarrë aksion për ndërprerje të kyçjes ilegale në fshatrat e Shkupit Gllumovë, Shishovë dhe Saraj. Kundër persona që kanë bërë kyçje ilegale të ujit, janë ngritur padi penale, transmeton Portalb.mk.

“Kyçja ilegale është e ndaluar me ligj  dhe e njëja është vërtetuar nga ana e inspektoratit komunal të autorizuar të komunës dhe të Qytetit, në bazë të së cilit për të gjithë ata që kanë bërë kyçje ilegale do të ngritët procedurë penale për veprën e kryer penale”, thuhet në kumtesën e kësaj ndërmarrje.

Ata po ashtu kanë shtuar se, me kyçjen ilegale dëmtohet në mënyrë të drejtpërdrejt sistemi i furnizimit me ujë dhe cilësia e furnizimit e të gjithë shfrytëzuesve në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button