Strugë, plagoset me thikë nxënësi i shkollës së mesme ‘Niko Nestor’

Një incident i rëndë ka ndodhur para disa casteve në shkollën e mesme profesionale ‘’Niko Nestor’’në Strugë, ku për pasojë është plagosur me thikë një nxënës i këtij institucioni arsimor.

Sic bëjnë të ditur dëshmitarët okular nxënësi është sulmuar me thikë nga disa nxënës të tjerë të shkollës ‘’Ibrahim Temo’’ të nacionalitet maqedonas.Nxënësi i plagosur raportohet se është dërguar në Spital ku po merr trajtimin e duhur.

Kirurgu, Ilmi Reci nga Reparti i kirurgjisë në Spitalin e Strugës pohon se djali ka marr një goditje me mjetë të mprehtë në hijen e majtë në afërsi të  veshkës,  dhe po merr tarajtimin e duhur, transmeton Strugalajm.

Reci, pohon se nxënësi i plagosur do të vëzhgohet nga afër dhe do të qëndroj në Spitalë për trajtim gjatë 24 orëve.Ai gjithashtu pohon se pas trajtimit i plagosuri nuk do të ketë pasoja serioze për shëndetin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button