Kapakët e pusetave cak i hajdutëve në Strugë

Vjedhja e kapakëve të pustetave prej kohësh shqetëson banorët e Strugës, sepse i ka bërë pusetat hapësiara shumë të rrezikshme për banorët që kanë shtëpit në afërsi të tyre, apo edhe për kalimtarët e rastit që nëse nuk kanë vëmendjen e duhur mund të përfundojnë me pasoja.

Një pjesë e kapakëve të pusetave të vjedhura në Dollogozhdë të Strugës para disa javëve janë gjetur të fshehura në afërsi të varrezave të fshatit nga banorët lokal.

Sic konfirmojnë ata në kushte anonimiteti, te varrezat hajdutët i kanë lënë kapakët e pusetave në mënyrë që t’i marrin në një kohë tjetër të përshtatshme transmeton Strugalajm.

Vjedhja e pusetave u masivizua në Strugë prej momentit që filloi blerja e skrapit dhe metaleve të përdorura nga disa pika tregtimi .

Edhe pse ky fenomen shkon duke u rritur në qytetin e Strugës, akoma për këtë askush nuk ka marrë masa për ta parandaluar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button