Kosovë, 8 të vdekur të shtunën nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi se 8 pacientë me COVID-19 vdiqën në Kosovë të shtunën dhe se janë regjistruar 178 raste të reja me virsuin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Kosovë, numri i vdekjeve është rritur në 66 që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e kaluara, nga 346 mostra të testuara të dyshimta në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve në terren, 178 persona rezultuan pozitivë me koronavirus. Në Prishtinë janë regjistruar 81 raste pozitive.

Që nga 8 shkurti, janë testuar 24.921 mostra, nga të cilat 3.356 ishin pozitive me COVID-19. Në 24 orët e fundit, 50 pacientë u shëruan, kështu që numri i pacientëve të kuruar u rrit në 1.874. Aktualisht ka 1.416 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button