Filipçe: Nga komplikimet e koronavirusit ka ndërruar jetë d-r Deari, urolog nga Tetova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot përmes profilit në Facebook ka informuar se në SPQ “8 Shtatori” në moshën 64 vjeçare ka vdekur d-r Arifikmet Deari, urolog nga Tetova. Deari ka qenë i hospitalizuar për shkak të problemeve neurologjike, por edhe pozitiv në Kovid-19. pas 15 ditësh mjekim spitalor, si ka shkruar Filipçe, “Deari e ka humbur betejën me sëmundjen”.

“D-r Deari i cili ka qenë vetëm disa muaj deri në pensionim, është mjeku i parë i cili ka vdekur nga komplikimet e koronavirusit. Shpreh keqardhje dhe ngushëllime të thella familjes. Apeloj deri te kolegët e mi, punonjës shëndetësor të ruhen dhe mbrohen në vendet e tyre të punës, konform protokolleve por dhe jashtë saj. Apeloj edhe deri te qytetarët të respektojnë masat, të mbrojnë veten, punonjësit shëndetësor dhe të gjithë bashkëqytetarët e tyre”, shkruan Filipçe në FB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button