Kujdes nga zjarret, 193 nuk punon në Strugë

Nëse ju ndodh më keqja dhe keni nevojë për ndërhyrjen e Njësitit të Zjarrfikëses në Strugë do të duhet të kontaktoni në rrugë private me të punësuarit e këtij njësiti sepse prej më shumë se një jave numri i afishuar i kërkimit të ndihmës 193 nuk është funksional.

Urim Kaba kryeshef i Njësitit të Zjarrfikëses në Strugë konfirmon këtë fakt dhe thotë se prej disa ditësh ka kërkuar ndihmë nga telekomi por deri tani asgjë nuk ka ndryshuar, transmeton Strugalajm.

Kaba pohon se pa marr parasysh aryetimin se kabllot janë vjedhur nga hajdutët e hekurishteve, kjo kompani detyrimisht duhet të ndërhyj dhe të mos neglizhoj sepse në të kundërtën gjithë përgjegjësia do të duhet të jetë e saj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button