Zaev synon në fitore me dallim deri në 120 vota, Mickoski në fitore më të madhe historike

Liderët e dy partive më të mëdha, LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, në tubimet e tyre të mbrëmshme, folën për fitoren që presin në zgjedhjet parlamentare më 15 korrik, transmeton Portalb.mk.

Zaev beson se koalicioni i ri mund të fitojë me dallim deri në 120 000.

“Siç i premtova edhe para një viti VMRO-DPMNE-së, do t’i fitojmë me dallim prej 50 000 deri në 120 000 vota në nivel të gjithë shtetit. Oferta jonë edhe në njësinë zgjedhore 3 dhe në gjithë shtetin është ofertë të personave të ndershëm dhe të përgjegjshëm. Kemi treguar se mundemi më shumë, mundemi më mirë, treguam se rruga e duhur nuk ka alternativë, ato janë tre gjërat që do të sjellin fitore në njësinë zgjedhore tre dhe në të gjitha njësitë e tjera zgjedhore”, deklaroi Zaev nga Kriva Pallanka, njofton 360 shkallë.

Ndërkohë, Mickoski nga tubimi që mbajti në Ilinden, tha se populli është i vendosur që më 15 korrik të sjellë fitore historike të VMRO – DPMNE-së.

Parashikimet me numra konkret të votave, i ka bërë Igor Janishev nga kjo parti.

“Më 15 korrik herët në mëngjes në mënyrë demokratike të dalim dhe t’u themi gjithë politikave të dëmshme mjaft është, mjaft është për të gjithë politikanët që kanë rrënuar shtetin, t’i dërgojmë në anën e errët të historisë. Më 15 korrik votoni për numrin 14 për 14 deputetë në njësinë zgjedhore 3”, tha Janushev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button