Zaev: Është i mundur koalicioni me BDI-në, por pa kushtëzim për kryeministër shqiptar

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për MIA-n, ka deklaruar se parulla zgjedhore e BDI-së për kryeministër të parë shqiptar është strategji politike populiste dhe me porosi nacionaliste e cila ka qenë prezentë në kohën e Gruevskit dhe Ahmetit. Por, megjithatë Zaev nuk përjashtoi mundësinë për koalicion paszgjedhor me BDI-në, nëse partia tërhiqet nga ky kushtëzim.

Ai tha se kushti i parë për koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Besa, sipas tij ka qenë shmangia e nacionalizimit.

“Me Besën tre javë pothuajse çdo ditë nga disa orë kemi pasur bisedime për të harmonizuar gjitha qëndrimet, përcaktimet politike dhe programore. Sot kemi program të përbashkët e cila quhet ‘Mundemi’ dhe aty flasim për gjitha vlerat. Kusht i parë ka qenë të shmangim nacionalizmin, të promovojmë barazinë në shoqëri, luftën e secilit dhe të drejtat e tij, punohet komplet për njerëz të rinj, kuptohet pjesa më e madhe janë nga bashkësia etnike shqiptare dhe duan për bashkësinë e tyre barazi në të drejtat dhe detyrimet”, ka thënë Zaev në intervistën për MIA-n.

Ai pret fitore në zgjedhje, por edhe mbështetje për formimin e një koalicioni stabil, por nuk përjashton mundësinë e koalicionimit me parti tjera, ndërsa në komunikim të vazhdueshëm për koalicionim paszgjedhor janë me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button