Kosova regjistroi 178 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë të shtunës ka regjistruar 178 raste të reja me koronavirus – njëherësh shifra më e lartë e infektimeve ditore, që prej paraqitjes së rasteve të para me këtë virus, në mars të këtij viti.

Më herët gjatë ditës së shtunë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës njoftoi për gjashtë viktima nga koronavirusi. Por, në njoftimin e IKSHPK-së, raportohet edhe për dy raste të reja të vdekjeve, duke e çuar në 66 numrin e përgjithshëm të viktimave, njofton REL.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit, 50 pacientë janë shëruar, duke e çuar në 1,874 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Sipas të dhënave, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus më 13 mars, deri më 4 korrik, janë regjistruar 3,356 raste me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), ndërkaq 1,416 janë raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button