Studimi i fundit: Mutacioni i ri i Covid-19 infekton më shumë njerëz

Studiuesit kanë zbuluar së fundmi se Covid-19 ka pësuar mutacion të ri dhe pikërisht për shkak të tij, rastet në të gjithë botën kanë pësuar rritje. Më shumë se 10.5 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe, sipas studimeve, shkak është pikërisht forma e re e virusit, shkruan Class.

Studiuesit e Laboratorit Kombëtar në Los Alamos, Universiteti Duke dhe Universiteti i Sheffield, besojnë se varianti i ri, që njihet si ‘D614G’, është më i përhapuri për momentin.

Me disa ndryshime që ka shfaqur në proteinat që ndodhen në sipërfaqen e virusit, ky virus i ri e ka më të lehtë të hyjë dhe të infektojë qelizat e njerëzve.

“I kemi ndarë sekuencat e varianteve të SARS-CoV-2 që nga fillimi i pandemisë dhe kjo na mundëson të shohim mutacionet që shpesh bëhen më dominante mes shumë varianteve që qarkullojnë mes të infektuarve”,- tha Thushan de Silva, profesor në Universitetit Sheffield.

Varianti ‘D614G’, sipas tij, është varianti i mutacionit më infektues i njohur deri tani, në kushtet e laboratorit. Megjithatë, sipas studiuesve, varianti i ri i virusit, edhe pse është më shumë infektues, mendohet që nuk shkakton simptoma të rënda te njerëzit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button