Filloi vendosja e kontejnerëve nëntokësorë

Qyteti i Shkupit dhe NP ‘Higjiena Komunale’-Shkup, kanë lëshuar në përdorim njërin nga kontejnerët nëntokësorë në territorin e Komunës Qendër.

Kontejnerët nëntokësorë, do të vendosen në 15 lokacione, prej tyre një në Komunën Çair (në Bit Pazar) dhe 14 në atë të Qendrës, tha Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.

‘Ashtu si edhe thamë në promovimin e këtij projekti në fund të vitit 2012, filluam realizimin e tij tash. Sot lëshuam në përdorim tre prej tyre të vendosura në një lokacion. Planifikohet në 15 lokacione të vendosen gjithsej 47 kontejnerë nëntokësorë, njëri prej tyre në Çair, kurse të tjerat në Qendër’ tha Trajanovski.

Drejtori i ‘Higjienës Komunale’ Rakip, duke folur për rëndësinë e këtij projekti, përkujtoji qytetarët se ata duhet të përkujdesen të mirmbajnë vetë pastërtinë në qytet.

‘Qëllimi është që të shfrytëzohen në mënyrë të duhur, dhe të kemi një qytet sa më të pastër dhe më të bukur. Është sistem hidraulik për tu lëshuar në tokë, dhe mbi sipërfaqen tokësore ngel vetëm ajo pjesa që është estetikisht e dizajnuar bukur, mbeturinat janë nëntokë dhe pengohet përhapja e aromës që mund të vijë nga kontejnerët klasik’ tha Doçi.

Ndryshe, ky projekt kushton 33 milion denarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button