Ekipi hapësinor turk do të dërgojë një mini-satelit në hapësirë

Një ekip studentësh turq të inxhinierisë do të dërgojnë një satelit të miniaturizuar në hapësirë ​​në fund të vitit.

“Ne filluam të punojmë në PocketQube në vitin 2016, një standard i zhvilluar rishtazi në teknologjitë hapësinore dhe zhvilluam satelitin e parë PocketQube të Turqisë Grizu-263A”, deklaroi për Anadolu Agency (AA) Aytac Dursun, drejtuesi i Ekipit Hapësinor Grizu-263.

“Sateliti do të dërgohet në hapësirë ​​në dhjetor me raketën Falcon 9 të SpaceX nga Kompleksi i Lansimit Hapësinor Cape Canaallel në SHBA”, tha ai.

Themeluar në vitin 2016 nga studentët e Universitetit Bulent Ecevit në provincën e Detit të Zi, Zonguldak, Grizu-263 synon të veprojë në hapësirë ​​dhe teknologji satelitore, si dhe të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

“Këto janë zhvillime shumë tërheqëse për ne. Një udhëtim nga Zonguldak në hapësirë”, tha Dursun.

Skuadra u emërua pas shpërthimi të zjarrit në një minierë në rrethin Kozlu në vitin 1992, e cila çoi në vdekjen e 263 minatorëve. Grizu do të thotë gaz miniere.

Kreu i ekipit tha se PocketQubes minimizoi kostot e lansimit të raketës dhe kohën e prodhimit, si dhe dëmet që një satelit mund të pësojë, duke i dhënë prodhuesit një avantazh në teknologjitë hapësinore.

“Gjithashtu, pasi që kemi prodhuar plotësisht satelitin tonë, do të jetë një levërdi e madhe dhe risi për ne. Ne e zvogëlojmë teknologjinë dhe e vendosim atë në një satelit 5x5x5cm”, tha ai.

“Levërdia më e rëndësishme e këtij sateliti dhe projektit tonë për sa i përket vendit tonë është që studentët universitarë mund të dërgojnë një satelit në hapësirë duke përfunduar një projekt hapësinor. Në këtë mënyrë, ne do të jemi në gjendje t’i përshtatemi projekteve hapësinore të vendit tonë shumë më lehtë”, shtoi ai.

“Realizimi dhe përfundimi i një projekti kaq të madh nga një grup studentësh universitarë do të sigurojë fuqi punëtore plotësisht të trajnuar për vendin tonë”, tha Dursun.

– Rruga drejt suksesit ndërkombëtar

Në vitin e tij të parë, ekipi me tetë veta mori pjesë në konkursin satelitor të modelit CanSat të mbajtur nga Shoqata Astronautike Amerikane në SHBA, i sponsorizuar nga NASA, Lockheed Martin, Kratos Space, Praxis Inc, Siemens dhe Laboratori i Kërkimeve Detare të SHBA-së.

Grizu-263 u radhit në vendin e 25-të në mesin e 96 skuadrave në konkursin që konsiderohet konkursi më prestigjioz i studentëve botërorë në fushën e modeleve satelitore.

“Ne kemi fituar përvojë të madhe në procesin e konkurrencës dhe kemi fituar rezultate të vlefshme për vitet e ardhshme”, tha Dursun.

Duke marrë parasysh përvojat e fituara në SHBA, ekipi u rikrijua me një strukturë institucionale.

“Ne filluam rekrutimin e anëtarëve të ekipit tonë përmes një formulari të aplikimit online dhe pranimit në ekip pas një projekti dhe interviste. Në këtë mënyrë, na u bashkuan miq, të cilët mezi presin të punojnë në fushën e hapësirës dhe satelitit. Tani ne jemi një ekip prej 15 personash”, shtoi ai.

Në provën e tyre të dytë në CanSat, Grizu-263 përfundoi e dyta.

“Në ditën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ekipi u prit në mënyrë madhështore”, tha ai.

“Ne ishim të sigurtë se do të jemi në pesë të parët, ndësa përfunduam garën duke marrë vendin e dytë”, tha Dursun.

“Ne ishim aq krenarë që arritëm një sukses kaq të madh për ne si studentë nga një universitet i Anadollit. Për ne, ky sukses ishte një moment historik dhe gjithmonë kemi vazhduar të punojmë më fort për projektin tonë më të madh”, shtoi ai.

– Arritje e qëndrueshme

Vitin e kaluar, Grizu-263 mori pjesë në të njëjtin konkurs me një detyrë të ndryshme.

“Qëllimi ynë kryesor ishte të kishim qëndrueshmëri në sukses. Vendi i dytë që arritëm për herë të dytë tregoi se suksesi ynë nuk ishte rastësi”, tha Dursun.

Ekipi përfundoi konkursin CanSat të vitit 2020, por u radhit në vendin e katërt.

Përveç CanSat, ekipi krijoi një njësi me disa anëtarë për konkursin satelitor Teknofest Turksat Model në Turqi.

“Ne përfunduam shtatë faza të konkursit nën misionin e krijuar nga inxhinierët e Turkasat-it dhe dolëm të parët në Turqi. Ne e morëm shpërblimin tonë në Teknofest nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan”, theskoi Dursun.

“Me këto katër rangime në tre vjet, ne kemi dëshmuar misionin tonë të suksesit të qëndrueshëm”, shtoi ai.

Dursun rekomandoi të gjithë entuziastët e teknologjisë hapësinore që janë të gatshëm të punojnë në këtë fushë “të jenë të orientuar drejt procesit, jo të orientuar drejt rezultateve”.

“Pavarësisht nga rezultati, puna që ata bëjnë do të formësojë të ardhmen e tyre. Prandaj, për të realizuar ëndrrat e tyre, ata duhet të vazhdojnë punën e tyre pa hequr dorë”, theksoi ai.

Dursun tha se ekipi dëshiron të marrë pjesë në projektet kryesore të Turqisë për të forcuar teknologjinë turke.

“Ndërkohë, ne gjithmonë kemi ndier përkrahjen e shtetit tonë, veçanërisht të universitetit tonë, financiarisht dhe moralisht. Në këmbim të kësaj mbështetjeje, ne do të vazhdojmë ta përfaqësojmë me krenari vendin tonë në arenën ndërkombëtare në teknologjitë hapësinore dhe të korrim suksese të reja”, deklaroi Dursun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button