Koalicioni “Tash është koha”: 500 milionë euro për revitalizim të vendbanimeve shqiptare

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe kandidatët për deputetë nga njësia e gjashtë zgjedhore, sot kanë qëndruar në vendbanimet e Komunës së Tearcës. Këto vendbanime prej kohësh kanë probleme me ujin e pijshëm. Ky problem është aktual sidomos në temperatura të larta gjatë ditëve të verës, transmeton MIA.

Bartësi i listës  NJZ 6 dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela foli për këtë fenomen dhe për hallet e shumta të fshatrave shqiptare, të cilave u mungojnë kushtet elementare. Sela tregoi se në programin “Shtet për të Gjithë” të koalicionit fitues ASH – AAA janë paraparë 500 milionë euro investime vetëm për vendbanimet shqiptare.

“Ne do të jemi imazhi i politikanit, i cili e zgjedh dhe atë që e premton edhe e realizon. Kurrë prej nesh nuk do të dëgjoni fjalë boshe dhe pozicione të mëdha sepse veprimi ynë politik nuk ka të bëjë me individin vetëm si individ. Veprimi ynë politik ka të bëjë me problemet, me hallet e shqiptarëve, gjithandej ku ndodhen ata. Në programin tonë do ta shikoni, 500 milionë euro investime janë paraparë për 4 vite qeverisje direkt për revitalizimin e vendbanimeve shqiptare”, theksoi para banorëve të Nerashtit dhe Dobroshtit.

Sela sqaroi se programi është bërë direkt nga kërkesat dhe hallet e qytetarëve, pasi muaj më parë ai vetë i ka kaluar të gjitha fshatrat shqiptare, ku ka biseduar me banorët e çdo fshati. Këtë, sqaroi ai, e kanë bërë me qëllim që nga afër t’i prekin hallet e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button