KOVID-19 shkakton humbjen e nuhatjes, kur dhe a kthehet ndjesia normale te pacientët?

SHKRUAJNË: Prof. Simon Gain – Rinolog dhe kirurg në Universitetin e Londrës
Prof. Jane Parker – Eksperte e kimisë së shijeve në Universitetin Reading në Londër

Burimi: Panacea.mk.


Nga raportet e para që erdhën nga Wuhani, Irani, dhe më vonë nga Italia, e dinim se humbja e ndjenjës së të nuhaturit, ose anosmia, ishte simptomë e rëndësishme e sëmundjes. Tani, pas muajsh raportimesh dhe gjetjeve klinike, mendojmë se kemi një model sesi ky virus mund të shkaktojë humbje të ndjenjës së të nuhaturit.

  • Një nga shkaqet më të zakonshme të humbjes së ndjenjës së nuhatjes është infeksioni viral, siç janë ftohja, sinuset, ose infeksione të tjera të traktit të sipërm respirator.
  • Koronaviruset që nuk shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse, janë një nga shkaqet e ftohjes dhe dihet se çojnë në humbjen e ndjenjës së nuhatjes.

Në shumicën e rasteve të tilla, sensi i nuhatjes kthehet kur simptomat janë të qarta, pasi humbja është thjesht pasojë e bllokimit të zgavrës së hundës, gjë që parandalon që molekulat e aromës të arrijnë në receptorët e nuhatjes në hundë. Në disa raste, humbja e ndjenjës së nuhatjes mund të zgjasë me muaj, madje edhe me vite. Për koronavirusin e ri SARS-CoV-2, modeli i humbjes së ndjenjës së të nuhaturit është i ndryshëm.

Shumë njerëz me COVID-19 raportojnë humbje të papritur të nuhatjes dhe më pas kthim të papritur dhe normal të nuhatjes brenda një ose dy javësh.

Është interesant fakti që shumë nga këta pacientë kanë thënë se hunda e tyre është e pastër, kështu që humbja e ndjenjës së nuhatjes nuk mund t’i atribuohet zgavrës së bllokuar të hundës, thonë mjekët. Për të tjerët, humbja e ndjenjës së nuhatjes zgjatet, ndërsa disa javë më vonë ata akoma nuk e kishin ndjenjën e nuhatjes.

Cila do qoftë teori për anosminë te COVID-19 duhet të shpjegohet në dy forma.

Kthimi i tillë i papritur në nuhatje normale sugjeron humbje obstruktive të nuhatjes, në të cilën molekulat e aromës nuk mund të arrijnë tek receptorët në hundë.

Tani që kemi CT skanim të zgavrës së hundës dhe sinuseve të një personi me ndjenjën e humbur të nuhatjes si rezultat i COVID-19, mund të shohim që një pjesë e hundës që është përgjegjëse për erën bllokohet nga indi i butë i ënjtur dhe mukusit, i njohur si sindromi i çarjes.

Pjesa tjetër e hundës dhe sinuseve duken normal dhe pacientët nuk kanë asnjë problem me frymëmarrjen përmes hundës. Ne e dimë se mënyra sesi SARS-CoV-2 infekton trupin është duke u lidhur me receptorët ASE2 në sipërfaqen e qelizave të vendosura në linjën e traktit të sipërm respirator.

Një proteinë e quajtur TMPRSS2 më pas ndihmon virusin të sulmojë qelizën. Pasi të merret, virusi mund të përsëritet, duke shkaktuar përgjigje inflamatore në sistemin imunitar.

Kjo është pika fillestare e kaosit dhe shkatërrimit që dikur e shkaktoi ky virus në trup. Në fillim menduam se virusi mund të infektonte dhe shkatërronte e nuhatjes. Këto janë qeliza që transmetojnë sinjalin nga aroma e molekulës në hundë në zonën e trurit, ku ato sinjale interpretohen si “erë”.

Por, bashkëpunimi ndërkombëtar ka treguar që proteinat ASE2 nuk janë gjetur në neuronet e nuhatjes. Por ato janë gjetur në qelizat që mbështesin neuronet e nuhatjes. Ne presim që ato qeliza mbështetëse të jenë ndoshta ato që virusi ka dëmtuar, ndërsa reagimi imunitar ka bërë që zona të fryhet, por neuronet e nuhatjes do t’i lënë ato të paprekura. Kur sistemi imunitar është i ekspozuar ndaj virusit, ënjtja ndalet dhe molekulat e aromës kanë rrugë të qartë në receptorët e tyre të padëmtuar dhe ndjenja e nuhatjes kthehet në normale.

Pse nuhatja te disa pacientë me COVID-19 nuk kthehet në normalitet?

Kjo është më shumë në nivelin e teorisë, por buron nga ajo që dimë për inflamacionin në sistemet e tjera.

Inflamacioni është reagimi i trupit ndaj dëmtimit dhe rezulton në lëshimin e kimikateve që shkatërrojnë indet e përfshira. Kur inflamacioni është i rëndë, qelizat e mbetura aty pranë fillojnë të dëmtohen. Mendohet se kjo lidhet me një fazë tjetër në të cilën dëmtohen neuronet olfaktuese.

Rimëkëmbja e nuhatjes është shumë më e ngadaltë, pasi neuronet e nuhatjes kanë nevojë për kohë për tu rigjeneruar, duke siguruar qelizat burimore në mukozën e hundës.

Rimëkëmbja fillestare shpesh shoqërohet me nuhatje të ndryshuar, fenomen i njohur si parosmia, gjatë së cilës gjërat nuk mbajnë erë ashtu si dikur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button