LSDM: Mbështetje më e madhe për kompanitë vendore, 600 milionë euro për ekonominë deri në vitin 2024

Kryetari i LSDM-së dhe bartës i listës së kandidatëve të deputetëve në NJZ4, Zoran Zaev sot në Rosoman u takua me përfaqësues të sektorit të biznesit dhe punonjës të disa ndërmarrjeve ku diskutuan për përballjen e suksesshëm me pasojat e krizës ekonomike të shkaktuara nga pandemia dhe për ofertën e re në mandatin e ardhshëm katërvjeçar me të cilin së bashku do të ndërtojmë një ekonomi të re zhvillimi, transmeton MIA.

Në bisedimet me përfaqësuesit e sektorit të biznesit nga Rosomani, ai theksoi se LSDM-ja me sukses përballet me efektet negative të shkaktuara nga kriza e koronës, përmes tre seteve të masave për të ndihmuar ekonominë vendore janë lëshuar në qarkullim 1.1 miliardë euro, ose 10 për qind e BPV-së.

Rezultatet e para janë të dukshme, ekonomia po rimëkëmbet më shpejt sesa që pritej.

Konkretisht në Rosoman, 18 kompani që kanë punësuar 83 qytetarë kanë marrë mbështetje për pagimin e pagave dhe kontributeve. Kompanitë me 15 të punësuar kanë marrë kredi pa interes, ndërsa 533 qytetarë morën kartela pagesore.

“Jemi të përkushtuar në mbështetjen maksimale të sektorit të biznesit, për shkak se për ne është e rëndësishme të ruhet çdo vend pune dhe të krijohen kushte për hapje të vendeve të reja. Gjatë 3 viteve të kaluara kishim mbështetje rekorde të kompanive vendore e cila arrinte 100 milionë euro. Edhe në mandatin e ardhshëm vazhdojmë edhe më shumë edhe më mirë t’i mbështesim kompanitë me mbështetje në vlerë prej 600 milionë eurosh e siguruar nga buxheti dhe fondet evropiane”, porositi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button