Qendra për zhvillim të rajonit të Pollogut ka shpenzuar 1.300.000 euro, pjesën më të madhe për plane urbanistike dhe makina për pastrim

Qendra për zhvillim të rajonit të planit të Pollogut, vitin e kaluar ka shpenzuar 1.300.000  euro për prokurime publike, kryesisht për plane urbanistike, trotuar edhe për makina për mirë mbajtje të pastërtisë. Sipas të dhënave nga Sistemi elektronik për prokurime publike (SEPP) i Byrosë për prokurime publike, Qendra vitin e kaluar ka nënshkruar 14 marrëveshje në vlerë prej rreth 80 milionë denarë apo 1.300.000 euro, shkruan Portalb.mk.

Rreth 275.000 euro kanë kushtuar dy marrëveshje për plane urbanistike për vendbanime në mjedise rurale, nëpër komunën Bogovinë dhe një për Vrapçisht.

Prokurimi i dytë më i shtrenjtë ka qenë blerja e makinerisë për mirëmbajtje të higjienës publike për komunat Mavrovë – Rostushë, Bogovinë dhe Gostivar. Për dy marrëveshje të këtilla, Qendra për zhvillim të rajonit të Pollogut ka paguar gjithsej rreth 250.000 euro.

Për nga vlera, me radhë janë marrëveshje për ndërtim dhe rehabilitim të trotuareve. Marrëveshja për ndërtim të trotuareve në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në pjesën e fshatrave Dobroshtë dhe Odri, është nënshkruar me vlerë prej rreth 200.000 euro, ndërsa marrëveshja për rrugën Tetovë-Trebosht ka qenë pesë mijë euro më e lirë. Vitin e kaluar, Qendra ka shpenzuar edhe 260.000 euro për rrugë ndër-komunale dhe lokale në fshatrat Cerovë, Simnicë, Jazhincë dhe Miletinë.

Prokurimi, vendosja dhe pajisja e PIP Qendrës, që është realizuar në suaza të projektit “Smart info dhe promo qendra” ka kushtuar rreth 75.000 euro. Afro 65.000 euro ka qenë vlera e marrëveshjes për “blerje dhe vendosje të PIP Qendrës (Kontejneri prej metali tërësisht i pajisur)”, ndërsa dhjetëra mijë euro marrëveshja e dytë, për pajisje teknike për PIP Qendrën, me përshkrimin “pajisje kompjuterike dhe material”.

Pjesa tjetër e prokurimeve të cilat Qendra për zhvillim të rajonit të planit të Pollogut ka zbatuar vitin e kaluar kanë qenë për adaptim apo rinovim të klasave në suaza të projektit “Themelim i ndërmarrjes sociale për edukim të qëndrueshëm joformal në turizëm”, financuar nga Agjencia zvicrane për zhvillim dhe bashkëpunim, për mbikëqyrje të projekteve dhe për shërbime telekomunikimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button