Haradinaj: Thaçi e refuzoi kërkesën time

Kreu i AAK-se në Kosovë, Ramush Haradinaj, i kishte dhënë kohë Kryeministrit Thaçi deri në fund të javës për të menduar mbi ofertën e tij për bashkëpunim, në këmbim të postit të Kryeministrit. Kjo nuk do të ndodhë. Thaçi nuk e ka pranuar ofertën e Haradinajt. 

Sot kreu i AAK-së do të dalë me një qëndrim zyrtar. Por, ai është shprehur të dielën për disa media në Kosovë se është keq për Thaçin që nuk e ka pranuar ofertën e tij. Në një deklaratë për “TV21”.

“Oferta e tij nuk do të zëvendësohet me një tjetër. Nuk është mashtrim prej Thaçit që nuk po e pranon ofertën time, por është keq që kjo mundësi nuk është shfrytëzuar prej tij. Kjo është oferta, që unë ta mbaj postin e Kryeministrit. Se me poste të tjera nuk mundemi me ndryshu qeverinë”, tha Haradinaj, duke shtuar se “Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë spektrin politik” tha Haradinaj. /Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button