Opozita vazhdon me protestat me automobila

Karvani opozitar i rezistencës edhe sot do të vazhdojë me organizimin e protestës me automobila nëpër rrugët e Shkupit, që do të fillojë në mesditë, në orën 12.

Kolona e veturave do të niset prej sallës sportive “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom, pastaj do të vazhdojë drejt lagjes Lisiçe e Re, pastaj nëpërmjet bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu” do të shkojë në drejtim të Bankës Popullore të Maqedonisë dhe ndërtesës së Kuvendit. Prej atje,  karvani do të vazhdojë drejt lagjes Taftalixhe, ndërsa te udhëkryqi te Porta Vllae, do të kthehet në qendër të Shkupit. Protesta do të përfundojë para ndërtesës së qeverisë.
Dje, deputeti i LSDM-së, Andrej Petrov, deklaroi se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, se deputetët e opozitës së bashkuar nuk do të kthehen në kuvend, do t’i kthejnë mandatet, ndërsa përgjegjësinë e plotë për thellimin e krizës politike, e cila është më e madhe brenda dhjetë viteve të fundit, do të shkojë në llogari të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së.

Nga opozita e bashkuar paralajmëruan se janë të gatshëm të negociojnë me pushtetin, por nuk e kanë ndërmend t’i zbusin qëndrimet dhe kërkesat e tyre për zgjedhje të parakohshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button