Ish-kryeministri francez nën hetim për menaxhimin e krizës së pandemisë

Ish-kryeministri francez Edouard Philippe po hetohet nga Gjykata e Lartë e Francës për mënyrën sesi ka menaxhuar krizën e COVID-19, shkruan Euronews Albania.

Ai akuzohet se “ka dështuar të menaxhojë fatkeqësinë” nga Gjykata e Drejtësisë së Republikës, e vetmja gjykatë franceze që mund të hetojë anëtarët e qeverisë për veprime që ata kanë ndërmarrë në detyrë.

Philippe mund të dënohet deri në 2 vite burgim si dhe gjobë.

Ai u shpreh se “do të japë përpara komisionit të gjitha përgjigjet dhe informacionet e nevojshme” në mënyrë që të kuptohen vendimet e tij dhe të qeverisë së tij.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran dhe paraardhësi i tij Agnès Buzyn,i cili e la postin për të kandiduar si kryetari i bashkisë së Parisit, janë gjithashtu nën hetim.

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka komentuar mbi çështjet specifike ku përfshihet Philippe, por ai falënderoi kryeministrin për shërbimin e tij gjatë mandatit 3-vjeçar.

Hetimi nisi pas ankimimit të 90 ankesave në Gjykatën e Drejtësisë të Republikës nga pacientë me COVID-19, doktorë, personel të burgjeve dhe oficerë policie, kryesisht për mungesë maskash dhe pajisjesh të tjera.

Franca renditet e pesta në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 në botë, me mbi 29,800 viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button