Shqipëri, dy viktima dhe 67 raste të reja me virusin korona

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri njoftojnë se brenda 24 orëve të fundit prej 376 testimeve të realizuara janë konfirmuar 67 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që janë shënuar edhe dy viktima. Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 pacientë, shkruan Alsat M.

Sipas qyteteve rastet e reja janë shfaqur në: Tiranë 34 raste, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.

Viktimat janë një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë realizuar gjithsej 28409 testime për koronavirus, me çka janë diagnostifikuar 2819 raste, prej të cilëve 1637 janë shëruar, kurse 74 raste kanë përfunduar me fatalitet. Për momentin në Shqipëri ka 1108 raste aktive me Covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button