SHBA-të sot festojnë plot 240 vite nga pavarësia

Sot para 240 viteve Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur pavarësinë. Kjo deklaratë e nënshkruar me 4 korrik është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar, shkruan Portalb.mk.

I njëjti dokument u ratifikua me 4 korrik të vitit 1776. Ndërkaq, Kushtetuta Amerikane e cila u nënshkrua në vitin 1787 e përshkruan më pas bazën dhe strukturën e Qeverisë të SHBA-së, e cila është e ndarë në tri pushtete, edhe atë: Ekzekutive, legjislative dhe juridike, që me fjalë të thjeshta i bije, Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Ndryshe, kjo ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarreve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button