RMV, për 24 orë janë dënuar 478 persona për mos mbajtje të maskës mbrojtëse

Gjithsej 478 persona janë dënuar për mos mbajtje të maskës mbrojtëse në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit, kështu kumtojnë nga Ministria për punë të Brendshme, shkruan Portalb.mk.

Nga kjo ministri apelojnë që qytetarët sa më shumë të respektojnë masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes të virusit korona.

“Gjatë 24 orëve të fundit në territorit e Maqedonisë së Veriut, masën obligative për mbajtje të maskës mbrojtëse nuk e kanë respektuar 478 persona. Ministria për punë të brendshme apelon që qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit” kumtojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button