Spanja regjistroi 442 raste të reja, Madridi zbuloi një shpërthim të ri

Përderisa kryeqyteti spanjoll Madrid njoftoi shpërthimin e saj të parë që nga fundi i gjendjes së jashtëzakonshme, infkesionet e reja në vend mbetën të qëndrueshme duke regjistruar gjithsej 442 raste të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Infeksionet javore vazhduan të rriten, duke shënuar numrin më të lartë që nga 10 qershori. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 2.028 infeksione të reja janë konfirmuar gjatë shtatë ditëve të fundit.

Gjithsej, Spanja ka raportuar 250.545 raste të konfirmuara me koronavirusi, rreth gjysma e të cilëve (125.484) ishin hospitalizuar.

Autoritetet thonë se tani po zbulojnë më shumë raste asimptomatike se kurrë më parë. Gjatë shtatë ditëve të fundit, 141 persona ishin në kontroll mjekësor për komplikime me COVID-19, prej të cilëve 7 për qind rezultuan pozitiv.

Shefi epidemiologjik i Spanjës, Fernando Simon, mbrëmë tha se mosha mesatare e personave të infektuar me COVID-19 ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i muajit maj, gjegjësisht nga rreth 62 vjeç në 50 vjeç për gratë dhe në 47 vjeç tek burrat.

Megjithatë, numri i përgjithshëm i viktimave shënoi një rritje gjatë ditës së fundit, duke shkuar në 28.385, me 17 viktima të reja të raportuara.

Ndërkohë, sot Madridi konfirmoi shpërthimin e parë që nga fillimi i të ashtuquajturës “normale e re” më 21 qershor.

Pesë persona që punonin së bashku u testuan pozitiv, por asnjëri prej tyre nuk ka simptoma serioze.

Edhe pse Madridi nuk ka pasur “shpërthime” zyrtare brenda disa javëve, gjatë javës së kaluar ky qytet ka zbuluar gjithsej 324 infeksione me COVID-19, numri i dytë më i lartë i rasteve në vend pas Katalonjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button