Spasovski: Treguam se dimë t’i tejkalojmë të gjitha ndarjet në shtet

Treguam se dimë të ndërtojmë, se dimë t’i tejkalojmë të gjitha ndarjet në shtet. Kur flasim se dimë të ndërtojmë këto janë miqësi, ura dhe infrastrukturë dhe gjithë kjo ka dhënë rezultate, porositi sonte bartësi i listës në NJZ 2, nga koalicioni “Mundemi” Oliver Spasovski në tribunë e cila u mbajt te universiteti FON.

Kryeministri aktual dhe bartës i listës nga Koalicioni “Mundemi” në Njësinë e dytë zgjedhore përkujtoi në punën e Qeverisë në tre vitet e fundit për të cilat tha se kanë punuar me mund në dy fronte. Së pari në plan ndërkombëtar të kthehet vendi i shtetit atje ku përket, në NATO dhe BE dhe e dyta është puna e planit ekonomik për shtetin të hapërojë përpara.

“Tregojmë edhe njëherë se arritëm ta rrëzojmë regjimin, ta sjellim shtetin në rrugë të drejtë dhe mendoj se pikërisht sonte prej këtu, nga vendi ku e mbajmë këtë tribunë mundemi edhe ta dërgojmë porosinë më të fuqishme se regjim nuk guxon të ketë më asnjëherë, Maqedonia nuk guxon të kthehet prapa në asnjë moment në mendimin se për shkak të asaj nga rruga e drejtë e tanishme kthimi prapa do të thotë kohë të errëta dhe regjim i cili e ka ditur vetëm një punë në gjithë këtë periudhë ndërsa ajo është të vjedhë dhe ta plaçkitë shtetin”, tha Spasovski, transmeton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button