Aksident i rëndë në Strumicë – humb jetën 18-vjeçari

Tetëmbëdhjetë vjeçari Stole Cërngarov nga fshati Kuklish në Strumicë, ka vdekur pas një aksidenti të rëndë të trafikut që ka ndodhur mbrëmë vonë në rrugën Strumicë-Vallandovë, ndërsa tre bashkëudhëtarë të tij janë lënduar rëndë, informon policia.

Mbrëmë, njëzet minuta para mesnate, te vendi i quajtur “Cisterna”, automobili “Daihatsu Feroza”, të cilin e ka vozitur shtatëmbëdhjetë vjeçari ?.?. nga fshati Kuklish i Strumicës, ka dalë nga rruga. Automobili është përplasur për një rrethojë metalike rreth rrugës, me ç’rast jetën e ka humbur bashkëudhëtari Cërngarov, ndërs? vozitësi dhe udhëtarët e tjerë me lëndime të rënda janë dërguar në Qendrën klinike në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button