fbpx

Spekulim tendencoz për afera të dashurisë në partinë në pushtet

Burimi: KriThink

[Recension: SKEMAT E DASHURISË SË PUSHTETIT: MilLa thellësisht e dashuruar me Venkon, ndërsa Oliveri me Sllavjankën ??]

Një tekst i pahijshëm, plotësisht spekulativ, i cili as që e informon publikun për ndonjë gjë thelbësor, e as që ka ndonjë vlerë të shtuar. Në përgjithësi, një tekst krejtësisht i panevojshëm, qëllimi kryesor i të cilit është që në mënyrë tendencioze të merret me thashetheme dhe të nënçmojë.

Foto nga lajmi i recensuar

Linku deri te artikulli origjinal: SKEMAT E DASHURISË SË PUSHTETIT: MilLa thellësisht e dashuruar me Venkon, ndërsa Oliveri me Sllavjankën??

Data dhe koha e publikimit: 24.6.2020

Data e recensionit: 2.7.2020

Recenzues: Simona Atanasova

Teksti pretendon se gjoja ekzistojnë “skema dashurie në pushtet”. Kështu pa u mbështetur askund, pa asnjë provë, thuhet se zv.ministrja Milla Carovska është e dashuruar me Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, ndërsa Kryeministrin teknik, Oliver Spasovski se është i dashuruar me Zëvendësministren plotësuese për Punë të Brendshme, Sllavjanka Petrovska.

E gjithë kjo bazohet në thashethemet që bien në sferën e përgojimeve, e jë në informacion të saktë dhe të verifikuar të publikut.

Nuk ka burime relevante në tekst. Për ta mbështetur pretendimin qëndron vet[m shprehja“sipas informacioneve jozyrtare që qarkullojnë në publik”. Kjo nuk mjafton aspak për të plasuar informacione të tilla që synojnë ta dëmtojnë nderin dhe reputacionin e njerëzve të përmendur në tekst.

Me këtë rast, njëanshmëria e shkrimit, gjegjësisht mosekzistenca e palës së dytë e rrit tendenciozitetin dhe joprofesionalizmin e medias. Individët e përmendur në artikull nuk janë kërkuar para se të publikohet artikulli, për të dhënë deklarata ose komente nëse ajo që është shkruar ishte e vërtetë. Atyre nuk u është dhënë mundësia as ta konfirmojnë e as ta mohojnë pretendimin.

Një medie serioze nuk mund të përfundojë në fund me pyetjen se a ndodh me të vërtetë ajo që shkruhet në tekst, veçanërisht kur përmendet jeta private e politikanëve gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

Artikulli jep përshtypjen se është “gatuar” në kuzhinën e ndonjë partie politike dhe është pjesë e një fushate të ndyrë politike për zgjedhjet parlamentare, e cilat zhvillohet paralelisht me fushatën zyrtare në portale dhe rrjete sociale.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button