RMV trazohet nga përgjimet, regjistrimet para zgjedhjeve përfshijnë edhe ish-kryeministrin Zaev

Fushata parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut po dominohet nga publikimi i regjistrimeve që po publikohen në mënyrë anonime në kanale të Youtube, transmeton EuroNews.

Së fundmi është publikuar biseda e ish-kryeministrit Zoran Zaev me një person të panjohur, ku Zaev flet se ka kapital personal prej 8.5 milionë eurosh.

Ai gjithashtu thotë se nuk ka nevojë për përkrahjen e ish-kryetarit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i cili përveç kryetar partie, ka qenë edhe kryeministër dhe president i vendit.

Përveç bisedave të Zaevit, ditëve të kaluara janë publikuar edhe biseda të kryetarit të VMRO/DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Në to Mickoski dëgjohet të thotë se ka marrë përkrahje financiare nga biznesmen të njohur dhe se ka punuar për rrënimin e Prokurorisë Speciale Publike.

Edhe pse publikimi i këtyre bisedave konsiderohet i paligjshëm, autoritetet nuk e kanë gjetur burimin që po i publikon ato.

Gjatë vitit 2015, Maqedonia e Veriut u përfshi në krizë të thellë politike pasi kryetari i LSDM-së në atë kohë opozitare, Zoran Zaev, filloi publikimin e përgjimeve për kryeministrin e atëhershëm Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij.

Si pasojë u formua Prokuroria Speciale e cila do të hetonte përgjimet dhe do të formonte lëndë penale për të përfshirët. Ish-kryeministri Gruevski u arratis nga vendi dhe u strehua në Hungari.

Vitin e kaluar, Prokuroria Speciale u shua për shkak të përfshirjes së kreut të saj, Katica Janeva, në aferë të madhe korruptive. Janeva u dënuar muajin e kaluar me 7 vite burg.

LEXO: Në Jutjub është publikuar audioincizim i ri për Mickoskin
LEXO: Mickoski nuk u paraqit në bisedë informative në stacion policor, dërgoi avokatin e tij
LEXO: Deri tani vetëm Donçev ka qenë në polici për incizimet, pohoi Çulev
LEXO: Djali i Zoran Verushevskit e ka incizuar fshehur Zoran Zaevin, bisedat janë publikuar në Youtube
LEXO: VMRO-DPMNE: Të dinë shqiptarët çka mendon Zaev për Ahmetin, Reagoi LSDM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button