Anonymous kundër TikTok: “Është një program i dëmshëm kinez”

Vazhdojnë kritikat dhe polemikat për aplikacionin shoqëror kinez TikTok.  Pasi u ndalua nga qeveria indiane, së bashku me 58 aplikacione të tjera sepse ato konsiderohen armë në duart e qeverisë kineze, kësaj radhe ajo është Anonymous, organizata sekrete e hakerave që e akuzoi atë në Twitter, transmeton OraNews.

“Anuloni TikTok tani, nëse njihni dikë që e përdor atë, shpjegoni se nuk është asgjë tjetër përveç një malware (software i përdorur ose krijuar nga hakerat që të prishin funksionimin e kompjuterit) në duart e qeverisë Kineze, me qëllim një operacion kolosal të mbikëqyrjes në masë.”

Paralajmërimi është i qartë por provat mbeten të pasigurta. Sidoqoftë, nuk është hera e parë që Anonymous ka zbuluar të vërtetën dhe detajet përmes operacioneve kundër të fuqishmëve.

Fakti se të dhënat personale mund të gjurmohen nga aplikacioni më i popullarizuar i argëtimit të të rinjve nuk është një gjë e re.

Disa muaj më parë, në fakt, disa studiues të Mynsk kishin raportuar që aplikacioni shfrytëzonte linjat e kodit të pranishëm në iOS duke lejuar kështu zotërimin e përmbajtjes e kopjuar nga përdoruesit.

Procedura plotësisht ligjore, e lejuar nga Apple, sipas deklaratave të zhvilluesve të aplikacionit Kinez u përdor vetëm për arsye funksionale dhe anti-spam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button