Ahmeti nga Ura e Gurit: Sot kryeministrin nesër kryetarin e shtetit

Me mesazh për unifikim nga Ura e Gurit në Shkup e cila njëherësh paraqet edhe simbol të lidhshmërisë së anës së shqiptarëve, me anën e maqedonasve, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me kandidatin për kryeministër të parë shqiptar, Naser Ziberi, në kuadër të fushatës zgjedhore nga tubimi u bënë thirrje qytetarëve, për shembjen e mureve ideologjike nacionaliste që ndajnë popullin dhe për unifikim të të gjithëve që besojnë në ideologjinë “Një vend i barabartë” për të gjithë, të veprojnë në të mirë të vendit dhe të të gjithë qytetarëve.

“Kemi kontribuar në shumë zhvillime të rëndësishme të vendit siç është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit që nuk ishte dobiprurës vetëm për shqiptarët por edhe për gjithë komunitet e tjera në vend me sakrificën tonë, ku më së shumti fituan bashkëqytetarët tanë maqedonas pasi ne i
siguruam vendit integritet dhe sovranitet, njohje dhe forcuam miqësinë me ndërkombëtarët. Ajo që dihej botërisht problem i madh për këtë shtet ishte çështja e emrit që rezultoi me Marrëveshjen e Prespës me çka e rreshtoi këtë shtet dhe e bëri të barabartë në mesin e të barabartëve dhe me këtë fituam të gjithë pasi fitoi paqja”, potencoi Ahmeti.

Kreu i BDI-së u shprehë se hap pas hapi bëhen gjërat e mëdha, duke shtuar që “është shumë e natyrshme dhe legjitime që të ngjitemi edhe majave të shtetit për t’i udhëhequr sot kërkojmë postin e Kryeministrit nesër edhe Kryetarin e shtetit pasi është vendi ynë, shteti ynë dhe askush këto të drejta nuk mund të na i mohojë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button