Koalicioni “Tash është koha”: Në 100 ditët e para fillimi i ndërtimit të shkollës në Vizbeg

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, në kuadër të koalicionit parazgjedhor “Tash është koha”, kanë premtuar ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Vizbeg të Shkupit, duke filluar gjatë 100 ditëshit të parë, transmeton Portalb.mk.

“Ne si koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa premtojmë që shkolla e lagjes Vizbeg do të fillojë të ndërtohet jo më vonë se në 100 ditëshin e parë të qeverisjes sonë. Ky premtim vie nga programi ynë qeverisës në të cilin zotohemi qeveria e ardhshme do të ndërtoj objekte shkollore aty ku është nevoja”, deklarojnë nga koalicioni. Ata sqarojnë se kjo lagje ka 500 nxënës, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë deri 4 kilometra për shkollim.

Ndërkohë, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela sot premtoi se do të ketë financim të klubeve sportive, duke theksuar pjesën e TVSH-së.

Sela gjithashtu premtoi se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes do t’i kërkohet Bashkimit Evropian që të sjellë gjykatës dhe prokurorë me qëllim që të zbardhen të gjitha rastet e montuara politike në vend.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button